Sport Ndërkombëtar

Verstappen i papërmbajtshëm në Kinë

Max Verstappen fitoi garën Sprint të Çmimit të Madh të Kinës.

Piloti holandez i Red Bull bëri të vetën garën e parë të shpejtë të këtij viti edhe pse u nis nga vendi i katërt.

Liderit të botërorit i mjaftuan 9 xhiro për të marrë kreun, ku më pas krijoi edhe avantazhin me ndjekësit më të afërt, të cilët ishin Lewis Hamilton me Mercedes dhe Sergio Perez (Red Bull).

Sa i përket pilotëve të Ferrari-t, Charles Leclerc përfundoi në vendin e katërt pas një dueli të madh me shokun e tij të ekipit, Carlos Sainz.

/Shqip.com