Versioni i ri i Titanic vjen në kinema me këtë datë
Publikuar:
(12.01.2023 19:01:55)

Titanic do të rikthehet në kinema në shkurt për të festuar 25 vjetorin e lansimit të filmit klasik.
Filmi i James Cameron i vitit 1997 do të transmetohet në kinema nga data 10 shkurt.
Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, të cilët luajtën personazhet kryesore Rose Dewitt Bukater dhe Jack Dawson, shfaqen në një poster të ri filmi.

Titaniku u bazua në fundosjen e anijes së famshme në 1912.
Derisa Avatar u publikua në vitin 2009 – me regji gjithashtu nga Cameron – Titanic ishte filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke i dhënë Cameron tri çmime Oscar në atë kohë.
/Shqip.com