Vërshimet vëshitrësojnë qarkullimin në Klinë
Publikuar:
(21.11.2022 11:13:48)

Vërshimet në vend kanë vështirësuar qarkullimin edhe në Komunën e Klinës.
Komuna ka njoftuar se të reshurat kanë vështirësuar qarkullimin në disa vendbanime.
“Ka rritje në rrjedhën e lumit “Klina”, ku edhe gjendja është më problematike mbi urat e këtij lumi në fshatrat Shtaricë, Gjurgjevik i Madh dhe Pogragjë, ku rritja e nivelit të reshjeve mund të sjellë deri në mbylljen e këtyre rrugëve. Po ashtu, lumi “Mirusha” ka filluar të dalë nga shtrati, duke prekur disa biznese dhe familje nga vërshimet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, është bërë e ditur se komuna së bashku me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit është në përpjekje që situata të mos përkeqësohet.
/Shqip.com