Vera Ora zbulon se ka një tjetër këngëtare shqiptare të preferuar
Publikuar:
(28.08.2021 15:38:29)

Prindërit e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, shijuan për pak kohë pushimet verore në Shqipëri.
Vera Ora dhe Nick qëndruan në Kosovë dhe në Ulqin, por tanimë i janë rikthyer sërish rutinës së tyre në Londër.
Pavarësisht kësaj, mamaja e Ritës e gjen gjithmonë një mënyrë për t’a mbajtur Shqipërinë afër.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory duke dëgjuar në makinë një këngë shqiptare.
Bëhet fjalë për hitin “Harrom” të Dhurata Dorës, ku në mbishkrim ajo ka shkruar “Muzika ka faj edhe Dhurata Dora”.
Dhurata Dorës nuk i ka shpërtuar ky postim nga Vera Ora dhe menjëherë e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram.