Sport Ndërkombëtar

Veprimi i Ronaldos që hapi polemika (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Ylli portugez ka folur hapur për situatën aspak pozitive që rrethon atë dhe klubin e Manchester Unitedit, duke hapur polemika të mëdha në media. Por vetëm pak ditë pas publikimit të një fragmenti të intervistës së tij me Pirs Morganin polemikat rriten pas një gjesti që Ronaldo ka bërë në seancën stërvitore të Portugalisë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka kapur nga qafa shokun e tij të skuadrës, Joao Cancelon, duke tentuar ta tërheqë pas vetes. Një gjest që mbrojtësit të Manchester Cityt nuk i ka pëlqyer aspak, teksa e detyron ta lërë të qetë dhe të largohet. Kaq ka mjaftuar që opinioni sportiv të ndahet në dy pjesë.

Në njërin krah mendojnë se situata është e tensionuar dhe Ronaldo nuk i ka marrëdhëniet pozitive me shokët e tij të skuadrës. Ndërkaq, në krahun tjetër ekziston mendimi se ishte e gjitha një përpjekje e Ronaldos për të ngritur humorin e Cancelos. Kjo, pasi ky i fundit bëri një ndërhyrje të keqe ndaj Felixit pak më parë, ku shihej në një gjendje jo të mirë të humorit të tij.

/Shqip.com