Vepra ikonike e Giuseppe Verdit do të shfaqet në Prishtinë
Publikuar:
(05.12.2022 19:57:00)

Ndër veprat më të njohura Giuseppe Verdit, do të vijë edhe në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook.
“Produksioni i parë i “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës – premierë më 15 dhe 17 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Sporteve “1 tetori” dhe do të nis nga ora 19:00.
/Shqip.com