Vendet më të pasura dhe më të varfra në botë për vitin 2022, Kosova vendi më i varfër në rajon, kjo është lista
Publikuar:
(05.08.2022 19:04:32)

Shteti i Kosovës del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur numërohet Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori, raporton Global Finance
Në këtë listë të publikuar nga Global Finace, Kosova gjendet në pozitën e 105 ndërsa Shqipëria gjendet në disa pozita më mirë.
Shteti i Shqipërisë gjendet në pozitën e 90-të.

Shteti më i pasur për kokë banori mbetet Luksemburgu, me 140,694 dollarë për kokë banori.

Në pozitën e dytë gjendet Singapori me 131.580 dollarë për kokë banorë ndërsa në pozitën e tretë gjendet shteti i Irlandës me 124,596 dollarë për kokë banori./Shqip.com