Vëllezërit Klitschko planifikojnë të luftojnë për Ukrainën

Boksierët, Vitali dhe Wladimir Klitschko planifikojnë të luftojnë për Ukrainën
Sipas ESPN, Vitali, i cili është edhe kryetar i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka në plan të marrë armët për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.
“Është tashmë një luftë e përgjakshme. Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet ta bëj këtë. Do të luftoja”, ka thënë ai.
50-vjeçari, u bë kryetar bashkie në vitin 2014, si dhe kreu i administratës shtetërore të qytetit të Kievit.
Nëdërsa, Wladimir u regjistrua në ushtrinë rezervë në fillim të këtij muaji dhe bëri një deklaratë përmes rrjeteve sociale të enjten.
“Tani, Presidenti rus, Vladimir Putin e bën të qartë se dëshiron të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe sovranitetin e popullit të tij. Fjalët pasohen nga raketa dhe tanke. Shkatërrimi dhe vdekja vijnë mbi ne. Ne do të mbrohemi me të gjitha forcat tona dhe do të luftojmë për liri dhe demokraci”, ka shkruar 45-vjeçari.
Ditë më parë të dy vëllezërit postuan edhe një foto ku ndër të tjera, kanë thënë se “nuk do të ketë fitues” në këtë luftë./Shqip.com