Rozë

Vëllezërit Aliu shpenzojnë mijëra euro për veshje ditore

Mozzik dhe Getinjo

Rep-artistët e njohur, Mozzik dhe Getinjo, janë ndër më të preferuarit në zhanrin hip-hop.

Ata janë tejet aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikojnë në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria.

Dyshja po ashtu mundohen që të kurojnë secilin detaj në paraqitjet e tyre, duke shpenzuar kështu mijëra euro.

Në disa postime në Shqip.closet janë publikuar çmimet që kanë shpenzuar për një veshje ditore.

Mozzik arrin vlerën prej 34.527 euro, derisa shumën më të madhe e bart ora e tij me firmën ‘Rolex’ duke shkuar deri në 31.900 euro.

Në anën tjetër, Getinjo ka harxhuar 30.220 euro, ndërsa edhe për të çmimi më i lartë ishte në orën ‘Rolex’, e cila kushton 26.820 euro.

Artistët përndryshe janë shumë të angazhuar me koncerte, të cilat i mbajnë në vende evropiane./SHQIP.com