Vëllaznimit po i buzëqesh Liga e Dytë
Publikuar:
(03.09.2022 19:12:11)

Kanë kaluar tri ndeshje dhe nuk e ka shijuar fitoren.
Madje, është e kundërta: është mposhtur tri herë.

KF Vëllaznimi ka pësuar humbjen e rradhës në Ligën e Parë, Grupi A.
Skuadra nga Gjakova u mposht 2-0 në udhëtim te Feronikeli 74.
Tashmë, kuqezinjët gjendet në pozitën e fundit – si ekipi i vetëm pa asnjë pikë të grumbulluar.

Ekipi i udhëhequr nga Gani Sejdiu u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com