Vëllaznimi bën edhe një hap prapa – nga Superliga
Publikuar:
(20.03.2022 16:21:31)

Superliga është synimi – por mundësitë po i “lëshojnë nga dora”.
Tjetër ndeshje, tjetër humbje.
KF Vëllaznimi është mposhtur nga FC A&N me rezultat 2-3 – në Gjakovë.
Ani pse kuqezinjtë ishin favoritë në letër – fusha e gjelbër foli ndryshe.
Golat për vendasit u shënuan nga Antonio Marku dhe Lek Vula, kurse për mysafirët – dy herë e tundi rrjetën Noumoufa Diarra dhe një herë Osumane Bamba.

Kjo humbje – e zbret Vëllaznimin në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës së Parë – Grupi A.
Kjo skuadër ka grumbulluar gjithsej 25 pikë – pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, FC A&N gjendet një pozitë më lartë – me një pikë më shumë.
Lider – në këtë grup mbetet Trepça 89 – e cila ka 28 pikë dhe është me një këmbë në Superligë. /Shqip.com
