Vëllai i Liridonës tregon për bisedën e fundit me familjen e Naimit

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra të mërkurën, ishte sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aty ku tre të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij, përfshirë bashkëshortin e saj, u paraqitën për herë të parë.
Nga atje, Ademaj tregoi për komunikimin e vetëm që kishin pasur pas krimit me familjen e Naim Murselajt, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij.
“Nuk kemi asnjë informacion me familjen e atyre. Ditën kur e kanë arrestu Naimin na kanë thirrë në telefon na kanë thënë është edhe dy ditë e pame. Edhe këtu është bë një keqkuptim, se kanë thënë dy ditë i ka jep afat ose diçka, besë, ajo nuk është e vërtetë. Ai i ka thënë i kemi edhe dy ditë të pame. Baba i ka thënë mbajeni të pamen qysh e keni pasë. Dhe asnjë sen tjetër nuk ka pasë”, tha ai.
Leonard Ademaj tha se besojnë në drejtësi dhe se do të presin drejtësi për vrasjen mizore të Liridona Ademajt.
/Shqip.com