Lajme

Veliaj lë qelinë dhe paraqitet në SPAK

Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK për tu marrë sërish në pyetje. 

Marrja në pyetje e Veliajt është bërë në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Sot ai dha shpjegime si person zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion si i dyshuar për veprat penale “pastrim parash” dhe korrupsion pasiv në 9 raste.

Marrja në pyetje zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

/Shqip.com