Vela: Mbrëmë u dogjën dy makina të serbëve, ka mundësi për shkak të targave RKS
Publikuar:
(30.03.2023 13:18:26)

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë djegur dy makina të serbëve në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Vela thotë se makinat u dogjën vetëm për shkak se kishin targa të makinave RKS.
“Strukturat e paligjshme të Serbisë vazhdojnë trembjen e tyre ndaj serbëve lokalë në Zubin Potok. Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës u dogjën me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të makinave të RKS-së”, shkroi Vela.

Tutje, Vela tha se sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën
/Shqip.com