Sport Shqiptar

Vedat Muriqi futet në historinë e La Liga-s

Vedat Muriqi, po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, gjeti golin e tretë radhazi në La Liga.

Pas Celta Vigos dhe Gironës, 29-vjeçari arriti të tundë edhe rrjetën e Ter Stegen, në minutën e 8-të, teksa asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën 45+3.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Mallorcas.  

Më golin e realizuar ndaj Barcelonës, Muriqi u fut në historinë e La Ligës, teksa vetëm 2 lojtarë në La Liga, kanë shënuar gol kundër Barcelonës, Real Madrdit dhe Atletiko Madridit, që prej fillimit të sezonit të kaluar, ata janë Vedat Muriqi dhe Joselu.

/Shqip.com