Veç dy ditë punë në 10 ditët e para të vitit të ri për punëtorët e sektorit publik

Punëtorët e sektorit publik në Kosovë do të punojnë vetëm dy ditë në 10 ditët e para të këtij muaji.
Ndonëse kështu parashihet me Ligjin për festat zyrtare, qytetarëve një gjë e tillë po u duket e pakuptimtë.
“Kur një festë bie të shtunën apo të dielën, s’ka nevojë me zëvendësua të hënën e të martën, përveç disa festave nacionale”, tha një qytetar për Klan Kosovën.
E faktin e njëjtë nuk e kanë edhe punëtorët e sektorit privat.
“Shumë e padrejtë po i bëhet sektorit privat si në paga, si në punë, në përgjithësi”, tha një qytetar tjetër.
“Për sektorin privat normal që nuk është e drejtë me punua gjatë festave. Edhe ata duhet të kenë të drejtat e veta, sikur gjithë të tjerët”, tha një qytetar tjetër.
Megjithatë, kjo në të ardhmen mund të ndryshojë.
Qeveria Kurti ditë më parë doli në mbështetje të ndryshimit të Ligjit që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në vikend.
Kjo nismë është provuar të diskutohet edhe në Kuvend por që ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës, meqë pa ta ndryshimet në ligj nuk mund të bëhen./SHQIP.com