Rozë Ndërkombëtar

Vdes vajza katër vjeçare e këngëtarit të njohur

Vajza e këngëtarit dhe reperit të njohur, Fetty Wap ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, transmeton SHQIP.

Fetty Wapp humbi vajzën e tij 4-vjeçare, Lauren Maxëell. Shkaku i vdekjes së saj nuk është zbuluar ende.

Lauren ishte vajza e Fetty Wap dhe e ish të dashurës së tij me të cilën kishte një lidhje gjatë viti 2016 deri pas lindjes së vajzës. Ajo lindi më 7 shkurt 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fetty Wap dhe e ish e dashura e tij, pas lindjes së vajzës vendosen të jetojnë të ndarë dhe të shkëpusin marrëdhënien e tyre.

Këngëtari ka edhe pesë fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme. Ndjekësit e këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Vdekja e saj ka prekur familjen dhe miqtë e artistit./SHQIP.com