Lajme

Vdes specialisti i QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Specialisti i otorinolaringologjisë Ilir Illazi, ka ndërruar jetë, të shtunën.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Shprehen ngushëllime për familjen dhe komunitetin e mjekëve.

“Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”.

“Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra”, thuhet në ngushëllim. /Shqip.com