Lajme

Vdes shtetasi norvegjez në burgun e Serbisë, familja nga Kosova kanë dyshime

ilustrim

Artan Zymberi i cili ishte me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në burgun e Serbisë por, familja e tij janë duke dyshuar në faktorin që ka sjellë vdekjen e djalit të tyre.

Babai i Artanit, Nexhat Zyberi ka thënë se dyshimet e tyre vijnë për faktin se djali i tij ka pasur tatuazhe portretin e Adem Jasharit, Skenderbeut dhe emblemen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne jemi duke dyshuar për faktin se djali ka pasur tato Adem Jasharin në gjoks dhe në anën tjetër Skenderbeun e shqiponjen e po ashtu edhe emblemen e UÇK-së. Ky nuk e ka ditur as gjuhen serbe sepse ka lind e është rritë në Nervogji. Janë dyshimet sepse serbët bëjnë gjithcka”, kishte deklaruar babai i Artan Zymberit.

Me djalin e tij, Zymberi thotë se nuk kanë pasur kontakt që një vit duke i dhënë pretekste të ndryshme autoritetet serbe.

“Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam shiku gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje. Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrëfarë kontakti”.

Ndërsa, për vdekjen e Artanit, Zymberi thotë se është njoftu nga prifti norvegjez i cili ka marrë lajmin përmes konsullatës.

Vdekjen e Artanit e ka konfirmuar edhe Ministria eJashtme Norvegjeze e cila tha se ka vdekur një shtetas i saj në një burg në Serbi, por pa dhënë detaje të tjera nëse viktima ishte nga Kosova.

/Shqip.com