Lajme

Vdes punëtori i “Trepçës”, dyshohet se ra nga lartësia e objektit

Ka vdekur një punëtor i minierës “Trepça” në vendin e tij të punës.

Dyshohet se ai ka rënë nga një lartësi e objektit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti.

Tutje, ai tha se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

/Shqip.com