Vdes personi që u aksidentua të shtunën në Obiliq
Publikuar:
(13.02.2022 09:05:10)

Një person ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti që e kishte pësuar të shtunën.
Në raportin e Policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Si pasojë e aksidentit, më datë 12.02.2022 ka ndërruar jetë edhe një mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, sqaron policia.

Në Kosovë, numri i aksidenteve në trafik është rritur në masë të madhe, çka ka reflektuar që të ketë edhe më shumë viktima./Shqip.com