Vdes pasi rrokulliset me traktor në mal
Publikuar:
(17.09.2021 10:03:30)

Policia e Kosovës njofton se një burrë në Prizren ka vdekur të enjten, pasi gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisur me traktor.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com