Vdes pasi rrëzohet nga rimorkio e traktorit
Publikuar:
(05.10.2021 09:15:50)

Një person ka humbur jetën nga fshati Korminjan i Poshtëm i Ranillugut të hënën, pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i cili është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka ndodhur rreth orës 13:00.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, në 24 orët e fundit sipas raportit policor, janë arrestuar 12 persona, shtatë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./SHQIP.com