Lajme

Vdes njëri nga të plagosurit në Mitrovicë – Policia jep detaje për vrasjen

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Ka vdekur njëri nga personat i cili u plagos në orët e para të së shtunës në Mitrovicë.

Viktima është D.S., 49 vjeçar, ndërsa i plagosuri tjetër J.S., 52 vjeçar është duke marrë trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja dhe një predhë e plumbit si dëshmi materiale.

Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha Zahiti./Shqip.com