Vdes një vajzë në Skenderaj
Publikuar:
(25.03.2023 09:05:43)

Një vajzë, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur ka vdekur në orët e hershme të ditës së premte.
Policia njofton se bëhet fjalë për personin nga fshati Kosterc i Komunës së Skenderajt dhe është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Fsh. Kosterc, Skenderaj 24.03.2023-06:33. Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/Shqip.com