Vdes një person pasi bie nga një lartësi në Rugovë
Publikuar:
(27.11.2021 19:29:36)

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi rrugës nga Peja për në drejtim të Rugovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, raporton SHqip.com
Kjo tragjedi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në kilometrin e shtatë në drejtim të Rugovës, një burrë ka rënë nga një lartësi më ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë”.
“Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar”.
“I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen”, ka deklaruar Gashi. /Shqip.com