Vdes një person pas vetaksidentit
Publikuar:
(17.08.2021 10:07:29)

Një vetaksident që ndodhi në rrugën nacionale Lashk-Mitrovicë, la të vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:50.
Në raportin njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se për shkaqe të panjohura shoferi tash i ndjerë kishte humbur kontrollin mbi veturën duke u përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dërguar familjarëve për ceremoninë e varrimit. /Shqip.com