Vdes një person nga Covidi dhe 166 të tjerë infektohen me këtë virus
Publikuar:
(27.08.2022 11:50:40)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 166 raste të reja pozitive me këtë virus.
Ky numër ka rezultuar nga 798 testime.
519 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, teksa kemi 1 mijë e 900 raste aktive me COVID.
Ndërsa, deri më tani janë vaksinuar 1.835.492 persona./SHQIP.com
