Lajme

Vdes një person, dyshohet se i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka vdekur pasi ishte duke manipuluar me armë zjarri në banesën e tij në Suharekë.

Policia e Kosovës, bëri të ditur se dyshohet që arma i përket një zyrtari policor, e që është prindi i viktimës.

“Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004), në banesën e tij ,gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rendë”, thuhet në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor të PK-së  (Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”.

Policia, tutje ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës,  të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarët e Sektorit Rajonal te Hetimeve të DRP-së të Prizrenit vazhdojnë hetimin e rastit  të cilësuar si ‘Vdekje e Dyshimtë’.

/Shqip.com