Lajme Gjykata Speciale

Vdes një nga personat që u plagos mbrëmë

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në një lokal të Prishtinës.

Raportohet se për shkak të lëndimeve të mëdha, ai ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë mbetur të lënduar katër meshkuj nga arma e zjarrit, teksa 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave-shisheve të qelqit.

/Shqip.com