Vdes një burrë në Gjilan, aksidentohet me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru

Dje gjatë ditës së enjte, një person ka ndërruar jetë në Gjilan pasi i njëjti duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Siç ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Po ashtu, rasti po vazhdon të hetohet si dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt./Shqip.com