Vdes një burrë në Dragash, Policia nis hetimet
Publikuar:
(07.02.2024 09:50:14)

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Dragash.
Sipas policisë ai ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Dragash / 06.02.2024 – 22:55. Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë pa shenja jete një mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com