Vdes një banor në Entin Special në Shtime
Publikuar:
(10.12.2022 09:27:37)

Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë prandaj edhe ka nisur hetimet teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/Shqip.com