Lajme

Vdes një 6-vjeçar në Gjilan, i ranë dyert e metalit

Një fëmijë 6-vjeçar nga Gjilani ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar nga dyert e metalit të oborrit të shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në fshatin Verbicë e Kmetovcit.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka nderuar jetë”, tha Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i Krimeve të Rënda si dhe Inspektori i Punës.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit./SHQIP.com