Lajme

Vdes një 14 vjeçar në aksident trafiku, lëndohen dy të tjerë

Pamje nga vendi i aksidentit

Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ka ndodhur një aksident nga i cili ka vdekur një fëmijë dhe dy të tjerë janë lënduar, përcjell Shqip.com.

Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashit, ka deklaruar për Shqip.com, se njëri nga fëmijët ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes gjenden edhe zjarrfikësit./Shqip.com