Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, kundër tij u dorëzuan kallëzime penale për krime lufte në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, kanë konfirmuar për Danas nga Partia e Re Demokratike e Serbisë.
Për Danas, Partia e Re Demokratike e Serbisë e ka konfirmuar se Deliq ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.
Delic u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Në zgjedhjet e 3 prillit ishte bartës i listës së koalicionit DSS-POKS, si kryetar i lëvizjes “Kthim nuk ka – Serbia është prapa”, që ishte edhe slogani i Brigadës 549 të Motorizuar e cila ka vepruar në vitet 1990 gjatë luftës në Kosovë.
Ai ishte gjenerali më i ri, shefi i shtabit të Brigadës 549 të Motorizuar mori detyrën në 1997.
Kjo brigadë në periudhën 1998-199. mori pjesënë Betejën e Pashtrikut, duke luftuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kundër Deliqit, Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99” ka dorëzuar tre kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës për krime lufte gjatë luftës në Kosovë./Shqip.com