Vdes në QKUK, një muaj pasi ishte aksidentuar
Publikuar:
(14.09.2021 09:44:11)
Një grua e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur të hënën.
Siç njofton policia, e njëjta më datë 19 gusht 2021, ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Autostrada Ibrahim Rugova, (km-24) 19.08.2021 – 09:10. Lidhur me rastin, me 13.09.2021 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është hapur si “Aksident trafiku me fatalitet”./SHQIP.com