Vdes në QKUK i aksidentuari në Fushë Kosovë
Publikuar:
(21.08.2021 08:47:03)

Një pacient i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur të premten e 20 gushtit.
Ai po trajtohej në QKUK pasi rreth tre muaj më parë ishte aksidentuar në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë, Prishtinë 29.05.2021 – 19:50. Me 20.08.2021 lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar në aksident dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com