Vdes në moshën 41-vjeçare dizajneri amerikan, Virgil Abloh

Virgil Abloh, themeluesi i “Off-White” dhe drejtori artistik i markës “Louis Vuitton”, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga llogaria e tij në Instagram.
“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Virgil Abloh, një baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik jashtëzakonisht i përkushtuar”, thuhet në postim.
“Ai ka lënë pas gruan e tij të dashur Shannon Abloh, fëmijët Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh, prindërit Nee dhe Eunice Abloh dhe shumë miq e kolegë të dashur”.
Për më shumë se dy vjet, Virgil luftoi me guxim një formë të rrallë, agresive të kancerit, angiosarkoma kardiake. Ai zgjodhi ta duronte betejën e tij privatisht që nga diagnoza e tij në 2019, duke iu nënshtruar trajtimeve të shumta sfiduese, të gjitha ndërsa drejtonte disa institucione të rëndësishme që përfshijnë modën, artin dhe kulturën./SHQIP.com