Vdes luftëtari i MMA

Fansat e MMA sot kanë marrë një lajm tejet të hidhur.
Boksieri, Justin Thornton i cili ishte pjesë e MMA ka ndërruar jetë, pas disa javë të kaluara në spital, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar kundër Bare Knuckle në fund të gushtit, shkruan Shqip.com.
Për të ndjerin, 38 vjeçar, ngueshëllime ka shprehur presidenti i BKFC, Dave Feldman në një deklaratë për MMA Fighting.
“Ne i bashkohemi pjesës tjetër të komunitetit të sporteve luftarake në dërgimin e ngushëllimeve tona më të thella familjes dhe të dashurve të tij,” tha ai.

Thornton ishte rrëzuar nga Dillon Cleckler gjatë luftës së 20 gushtit në Misisipi vetëm disa sekonda pasi filloi lufta.
Sipas partnerit të tij, Amber Willard , Thornton ishte i paralizuar dhe ishte në ventilator, kurse po trajtohej për një infeksion në mushkëri dhe një dëmtim të palcës kurrizore.
Është ende e paqartë se kur dhe pse gjendja e tij u përkeqësua dhe shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Thornton pati një rekord 6-18, duke përfshirë luftimet kundër peshave të rënda të UFC, Chase Sherman dhe Walt Harris./Shqip.com