Lajme

Vdes gazetari Blerim Zhabari

Gazetari Blerim Zhabari

Gazetari kosovar, Blerim Zhabari, ka ndërruar jetë në mëngjesin e së martës të 6 korrikut, njofton Shqip.com.

Zhabari ishte edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çka ishte kthyer nga Zvicra për t’iu bashkuar.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur bashkëpuntori i tij i ngushtë, Gazmend Morina, përmes një postimi në Facebook.

“Ma këpute shpirtin vëlla Blerim. e pikellim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë Blerim Zhabari. Blerim, ishe shoku më besnik, njeri i urtë e intelektual i dalluar, veteran që lë Zvicrën për t’iu bashkuar në orët e para UÇK-së, gazetar i shquar e familjar i devotshëm”, ka shkruar ai.

“Nga asgjë krijuam së bashku një medium, të cilën ma besove nga dita e parë dhe kurrë nuk me lë vetëm në asnjë sfidë. Ishe vëllau im dhe këshilltari im në cdo moment që më duhej. Një libër me shkru për virtytet e tua është pak. Nuk do të të harroj kurrë shoku im i jetës! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Blerim!”, shtoi më tej Morina. /Shqip.com