Vdes babai i Hysni Gucatit
Publikuar:
(27.05.2022 14:15:53)

Sot ka vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullah Gucati.
Këtë e ka bërë të ditur nipi i tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”
‘Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar ai.

Hysni Gucatit, Gjykata Speciale më herët ia ka mundësuar një vizitë për ta takuar familjen e tij në Kosovë nën mbikëqyrjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës./Shqip.com