Lajme

Vdes 26-vjeçari, pas plagosjes me armë zjarri

Ilustrim

Një 26-vjeçar nga Suhareka ka vdekur, pas plagosjes me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se spitali rajonal i Prizrenit ka pranuar një pacient në gjendje të rëndë, rreth orës 15:55.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.

Tutje ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe po merren me detajet e rastit./Shqip.com