Lajme

Vdes 16-vjeçari në Bjeshkët e Junikut

Një djal i moshës 16-vjeçare ka vdekur mbrëmë në Bjeshkët e Junikut.

Lajmin për shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në bazë të informatave nga ekipi policor viktima është gjetur afër një stani në bjeshkët e Junikut.

“Mbrëmë është raportuar për vdekjen e një 16-vjeçari në bjeshkët e Junikut. Vdekja thuhet se ka ndodhur afër një Stani atje dhe është konstatuar nga mjeku. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë”, tha Gashi.

Tutje, Gashi njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rasti është iniciuar si ‘Hetim mbi Vdekjen’.

/Shqip.com