Vdes 13 vjeçarja shqiptare në Francë, bie nga kati i pestë
Publikuar:
(28.11.2022 20:24:33)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Francës.
Një 13 vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka gjetur vdekjes pasi që dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.
Sipas mediumit francez, Lorraine, ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.
/Shqip.com