Lajme

Vdekja e një personi në Gjakovë, Policia nis hetimet

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

Viktima i moshës madhore është gjetur i vdekur në shtëpinë ku ishte duke banuar me qira.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/Shqip.com