Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, mjeku lirohet nga paraburgimi
Publikuar:
(17.10.2023 22:31:41)

Në muajin gusht një 35-vjeçare dyshohet se vdiq pas një shërbimi stomatologjik që mori në një klinikë në Malishevë.
Lidhur me këtë rast po qëndronte nën masën e paraburgimit stomatologu Xhavit Karaxha, lirimin e të cilit nga kjo masë e konfirmoi avokati i tij Besnik Berisha.
Avokati Berisha në një postim në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se padrejtësia ndaj stomatologut “ka marë goditjen e fundit nga Gjykata Supreme”.
“Kjo gjykatë, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha”, shkruan avokati Berisha.
Postimi i tij i plotë:
/Shqip.com