Lajme

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal dhe COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shumë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht akvititetit për vaksinim kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese.

Procesin e vaksinimit e ka ndjekur nga afër edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka përgëzuar qytetarët që po vaksinohen.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dr. Dafina Gexha Bunjaku ka vizituar sot ekipet e vaksinimit, të cilat përmes Karvanit të vaksinimit u kanë mundësuar qytetarëve marrjen e vaksinave, duke i përgëzuar për punën dhe inkurajuar njëkohësisht qytetarët që të vaksinohen si kundër Gripit sezonal, ashtu dhe kundër COVID-19”, thuhet në njoftmin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Karvani i vaksinimit është organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-Zyra në Prishtinë  nga data 22 dhjetor 2022 e deri më sot, si një aktivitet shtesë për t’iu ndihmuar qytetarëve për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit,  promovimin e sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik.

Ministria e Shëndetësisë ka falënderuar të gjithë të angazhuarit në këtë proces, ekipet e vaksinimit dhe komunat përkatëse ku “Karvani” po zhvillohej prej një  muaji.

/Shqip.com