Lajme

Vazhdon sot seanca me pikat e papërfunduara në Kuvend

Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të sot nga ora 10:00.

Gjatë kësaj kohë pritet të caktohen edhe data e seancës së re plenare.

Në rend të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale dhe pikat e tjera të papërfunduara.

Në lidhje më ketë vendim, sot duke filluar nga ora 10:00 organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se protesta fillon nga ora 10:00.

Ai tha se kjo protestë do të mbahet për shkak të “diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve”./Shqip.com