Vazhdon sot gjykimi kundër Pjetër Shalës
Publikuar:
(21.09.2023 11:17:27)

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë edhe këtë të enjte.
Në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtja e tij.
Më 15 shtator, trupi gjykues ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (pika 4) në aktakuzë, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DhSK-së.
Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
/Shqip.com